Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar për grabitjen e dy banesave në Fier.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se dy personat E. K., 27 vjeç, banues në Ndërnënas dhe L. Gj., 32 vjeç banues në Libofshë, kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe një motomjet dhe vegla pune në një tjetër banesë, në Libofshë.

Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Po në Fier, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., pasi dyshohet se në lagjen “Pularia”, në Levan, ka ndezur një zjarr për djegien e mbeturinave, i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe pemë ulliri në pronësi të një tjetër personi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA