Elbasan/ Nuk respektuan rregullat e qarkullimit, një person në pranga, dy të tjerë nën hetim
25/07/2023 13:52
Vazhdon kontrolli për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që janë një rrezik pontencial për aksidentet rrugore.
Në qytetin e Elbasanit brenda një jave është arrestuar një drejtues mjeti dhe po hetohen në gjendje të lirë tre të tjerë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
-742 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-341 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
-229 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mos vendosje të rripit të sigurimit;
-66 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;
-Janë ndëshkuar 379 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Top Channel