Një 53-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi plagosi me thikë një person tjetër.
Ngjarja ndodhi në lagjen e re, ku 53-vjeçari M. D., dyshohet se e ka goditur me thikë 37-vjeçarin R. P., pas një konflikti për motive të dobëta.37-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta””, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 52 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, A. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel