Wagner bën bashkë Putin dhe Lukashenkon! Liderët bisedime në një manastir të shekullit të 14-të

24/07/2023 20:25

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka vizituar Manastirin Valaam së bashku me udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko.

Vizita e dy liderëve në Valaam vjen pasi një grup monitorues beson se luftëtarët nga Grupi Wagner kanë filluar të hyjnë në Bjellorusi, sipas marrëveshjes pas tentativës për grusht shteti të grupit.

Rreth 3,450 deri në 3,650 ushtarë kanë mbërritur në një kamp afër Asipovich, një qytet 230 km në veri të kufirit me Ukrainën, sipas Belaruski Hajun, një grup aktivist që ndjek lëvizjet e trupave brenda vendit. Sakaq, nuk dihet se çfarë është diskutuar konkretisht mes liderëve.

Manastiri i shekullit të 14-të ndodhet në një ishull mjaft të vogël në mes të liqenit Ladoga – liqeni më i madh në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA