Video/ Dyshonin se nuk kishte paguar biletën e autobusit, policia arreston nënën para djalit të vogël që qante

24/07/2023 13:40

Një nënë u arrestua para djalit të saj që qante pasi policia e akuzoi atë se nuk kishte paguar biletën e autobusit.

Video e postuar në internet tregon nënën duke u mbajtur nga oficerët e policisë në pranga ndërsa djali i saj i vogël qante. Kalimtarët në rrugë në Croydon, në Londrën Jugore, po shikonin të habit dhe disa pyesnin oficerët pse gruaja po arrestohej.

Policët mendonin se gruaja nuk kishte paguar biletën e autobusit, por më vonë u vërtetua se kishin gabuar dhe ajo u la e lirë. Sipas policisë gruaja bëri rezistencë dhe u përpoqë të largohej.

Policia Metropolitane tha në një deklaratë: Ne jemi në dijeni të një video që qarkullon që tregon një femër të prangosur nga policia. Oficerët nga Komanda e Policisë së Rrugëve dhe Transportit po kryenin një operacion të përbashkët të mbrojtjes së të ardhurave me inspektorët e Transportit për Londrën në Whitehorse Road, Croydon, të premten më 21 korrik.

Një grua u largua nga autobusi pasi nuk përmbushi kërkesën e një inspektori të të ardhurave për të kontrolluar nëse ajo e kishte paguar biletën. Kur iu kërkua të ndalonte nga policia, ajo u përpoq të largohej dhe tregoi rezistencë ndaj policëve. Si rezultat, ajo u arrestua nën dyshimin për shmangie të tarifës dhe u ndalua.

Kur më vonë u vërtetua se gruaja kishte paguar, ajo u la e lirë. Gruaja ishte me fëmijën e saj dhe ne e vlerësojmë që videoja dhe rrethanat duken shqetësuese, aq më tepër pasi një fëmijë shihet dukshëm i mërzitur nga mënyra se si është kapur nëna e tij. Na vjen keq për shqetësimin që i është shkaktuar fëmijës. Ne po kërkojmë të kontaktojmë me gruan në fjalë për të kuptuar rrethanat më të gjera. Duke pasur parasysh nivelin e shqetësimit publik, ne do t’i kërkojmë Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë të shqyrtojë rrethanat e treguara në videoklip.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA