U sulmua nga ariu në SHBA, gjendet e vdekur një grua

24/07/2023 14:23

Një grua është gjetur e vdekur pas sulmit të dyshuar të një ariut në Montana, SHBA.

“Ajo u gjet të shtunën në një shteg në perëndim të Parkut Kombëtar Yellowstone pas një përballje me ariun”, kanë thënë autoritetet.

Hetuesit gjetën gjurmë të ariut në vendngjarje, por nuk konfirmuan shkakun e vdekjes në një deklaratë të djeshme dhe thanë se hetimi është në vazhdim.

Një lajmërim u lëshua nga policia për mbylljen urgjente të zonës ku u gjet gruaja, e cila është e njohur për alpinistët.

Vizitorët u njoftuan se stafi kishte parë ariun në të gjithë Montanën, veçanërisht në zonat midis “Ndarjes Kontinentale Veriore dhe ekosistemeve të Madhe Yellowstone”.

Autoritet u kërkuan atyre që kanë kampe dhe parqe që vizitojnë të mbajnë spërkatje ariu, të ruajnë ushqimin e tyre siç duhet dhe të sistemojnë mbeturinat në mënyrë efikase.

Në mars 2022, një burrë 40-vjeçar u vra pas një sulmi gjithashtu në Parkun Kombëtar Yellowstone, ndërsa një burrë 51-vjeçar i mbijetoi sulmit të një ariu në tetor 2022 në Parkun Kombëtar Glacier të Montanës.

Në korrik 2021, një grua 65-vjeçare u vra nga një ari që autoritetet thanë se ishte i uritur.

Në prill të të njëjtit vit, një udhërrëfyes i zonës u vra nga një ari ndërsa peshkonte përgjatë kufirit të Parkut Kombëtar Yellowstone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA