Tre depo drithërash të shkatërruara! Presidenti rumun ‘dënon fuqishëm’ sulmin në Odesa

24/07/2023 16:36

Presidenti romun Klaus Iohannis dënon fuqishëm sulmin në Odesa, i cili shkatërroi tre depo drithrash dhe la të plagosur katër persona.

Unë dënoj fuqishëm sulmet e fundit ruse kundër infrastrukturës civile ukrainase në Danub, shumë afër Rumanisë”– shkroi Klaus Iohannis në Twitter, duke shtuar se: “Ky përshkallëzim i fundit paraqet rreziqe serioze për sigurinë në Detin e Zi.”

Sulmet e javës së kaluar goditën kryesisht portet detare të Odesa-s, por goditja e mëngjesit të sotëm goditi infrastrukturën përgjatë Danubit – një rrugë eksporti, rëndësia e së cilës është rritur që nga rënia e marrëveshjes së drithit në Detin e Zi. Një zyrtar lokal konfirmoi se tre depo drithërash u shkatërruan në qytetin port të Danubit, Reni, gjatë sulmit me dron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA