Të pashpresë në mes të flakëve, banorët e Rodosit përballen me situatën e vështirë

24/07/2023 15:45

Situata në Rodos të Greqisë po rëndohet Akoma më shumë me kalimin e orëve ndërsa zjarrfikësit janë në luftë të vazhdueshme me flakët.

Autoritetet morën vendimin e menjëhershëm për të evakuuar banorët vendas dhe turistët, të cilët janë regjistruar rreth 30 mijë.Tashmë në vendin e rrezikuar po qëndrojnë shumë pak persona, të cilat janë të frikësuar për vijueshmërinë e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kryetari i bashkisë bërtiste zjarri po i afrohet fshatit. Unë po pija kafen dhe papritmas pamë zjarr afër shtëpive. Hyra në makinë për t’u larguar menjëherë”, tha Giorgos Latos, Pensionist, banues në Asklipio.

“Ka zjarr kudo. Nuk kemi ujë për t’i fikur, nuk na lejojnë të shkojmë afër fshatit Asklipio. Mungon sinjali në telefona, për të parë çfarë po ndodh. Po jetojmë një makth. Hipa në makinë për t’u larguar menjëherë”, u shpreh Eleni Diakogianni, banore në Asklipio

Në Rodos, një nga zonat më të rëndësishme turistike, tashmë janë shkrumbuar qindra shtëpi dhe hotele, përfshirë biznese e dyqane. Banorët vendas tregojnë se prej tre ditësh ka mungesë të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

“Ne jemi para një katastrofe ku e gjithë puna dhe përpjekja e jetës sonë mund të humbasë në një minutë, në gjysmë ore. Është tragjike”, tha Maria Delouka, pronare kafeneje që u dogj nga zjarri.

“Na ndalohet të shkojmë në fshat. Për tri ditë nuk ka ujë e as energji. Kjo situatë është e papranueshme”, u shpreh Vassilis Pelekanos, banues në Asklipio.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa mijëra persona braktisën menjëherë vendin e përfshirë nga zjarret. Ende nuk dihet shkalla e dëmeve, pasi flakët vijojnë të mbeten ende aktive, disa prej tyre të pakontrollueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA