Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar llogaritë bankare të një shoqërie tregtare me administrator shtetasin italian A.D., për falsifikim e fshehje të të ardhurave.
Nën akuzën e veprave penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, u sekuestruan 1 004 474 (nje milion e katër mijë e katërqind e shtatëdhjete e katër) Euro; 299 925 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzetë e pesë) Euro dhe 13 588 890 (trembëdhjetë million e pesëqind e tetëdhjete e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë) Lekë.
Gjithashtu, u ushtrua kontroll në 3 subjekte shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë me administrator shtetasit me inicialet I.Q, E.B. dhe shtetasin Italian A.D., ku u sekuestruan dokumente financiare dhe ligjore me vlera për hetimin.
Këto subjekte dyshohet se nëpëmjet faturave fiktive kanë përfituar rimbursim në mënyrë të kundraligjshme TVSH-je nga shteti në vlerën e 20 765 411 lekëve.
Ky rimbursim ka ardhur si rrjedhim i faturave të falsifikuara të TVSH-së të lëshuara nga këto subjekte.
Top Channel