Shembet çatia e shkollës në Kinë! Po stërvitej ekipi volejbollit të vajzave, humbin jetën 11 persona

24/07/2023 09:14

Njëmbëdhjetë persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të çatisë së një gjimnazi në verilindje të Kinës, aty ku po stërviteshin vajzat e ekipit të volejbollit.

Gjithsej në ambientet e palestrës kanë qenë 19 persona, ndërsa vetëm 8 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë, gjendja e të cilave nuk dihet ende.

Mediat shtetërore raportojnë se dëshmitarët kanë  deklaruar se viktimat janë fëmijë, por ende nuk ka një konfirmim nga autoritetet.

Prindërit e të lënduarave u vendosën në ambientet e jashtme të spitalit, duke pritur për informacione të reja.

Ndër të tjera ata janë ankuar se ka pasur mungesë të madhe të komunikimit përgjatë përpjekjeve për kërkim-shpëtim.

Në disa hetime paraprake thuhet se shtresat e çatisë kanë mbledhur ujë, për këtë arsye është shembur, por shkaku ende nuk është përfundimtar.

Incidentet me shembje ndërtesash janë të shpeshta në Kinë, dhe shpesh si shkak janë përmendur standardet e ndërtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA