Në pikën e kalimit kufitar në Morinë gjatë ditëve të fundit në drejtimin Shqipëri-Kosovë, ka patur radhë të gjata të emigrantëve që kthehen me pushime sepse makinat me targa të huaja me përjashtim të atyre me targa të Shqipërisë duhet të paguajnë siguracion për t’u fut në RKS.
Sipas vendimit të Ministrisë së Financave të Kosovës ata rimbursohen, prandaj duhet të regjistrohen. Nga ana tjetër shoqatat e siguracioneve po pretendojnë e deklarojnë për numra që janë të dyshimta.
Ky vendim ka krijuar radhë në kufi, prandaj Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar prej javës se kaluar homologut Xhelal Sveçla që të lehtësohet kthimi i emigrantëve kosovarë me makinat e tyre në këtë sezon pushimesh në atdhe.
Ne duhet tua lehtësojmë rrugën e tyre për në atdhe e jo tua vështirësojmë”, ka thënë Taulant Balla.
Sot në orën 13:00 Xhelal Sveçla së bashku me Taulant Balla, do të vizitojnë pikën e përbashkët të kalimit kufitarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Verimicë.
Top Channel