Greqia po përjeton orë të pazakonta me zjarret në ishullin e Rodosit dhe Korfuzit.

Gjatë takimit me homologun bullgar, kryeministri i Greqisë  Kyriakos Mitsotakis tha se vendin e tij e pret një verë e vështirë.

Duke i uruar mirëseardhjen homologut të tij bullgar, kryeministri Mitsotakis  tha se sot është përvjetori i rivendosjes së Republikës, e cila përkon me ditë të vështira për Greqinë nga zjarret.

Sot është përvjetori i Rivendosjes së Republikës sonë, shpresojmë që vitin e ardhshëm të ketë një festë të madhe. Por përkon edhe me ditë të vështira për shkak të zjarreve në pyje. Ju falënderoj përsëri. Ju keni qenë gjithmonë shumë të gatshëm për të ofruar ndihmën tuaj dhe ne e vlerësojmë shumë të gjithë ndihmën ndërkombëtare që i është ofruar Greqisë.”

Ai tha se këto janë pasojat e ndryshimeve klimatike teksa shtoi se autoritetet do të bëjnë më të mirën.

“Këto janë pasojat, për fat të keq, pasojat reale të ndryshimeve klimatike. Na pret një verë tjetër e vështirë, por do të bëjmë më të mirën. Përsëri, shumë faleminderit për të gjithë miqtë tanë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA