Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare nga një sëmundje e rëndë George Alagiah, ikona e lajmeve e gjigandit mediatik BBC.

Muhamed Veliu, ish-korrespondent i Top Channel në Londër, thotë se George Alagiah, ish-korrespondent ndërkombëtar e më pas për gjatë 20 vite si prezantues i edicionit të orës 18:00 në BBC News at 6, do të mbahet mend për mënyrë brilante të sjelljes të lajmit nga terreni tek shikuesit.

“George Alagiah udhëhoqi ekipin e BBC gjatë luftës në Kosovë, duke i treguar botës genocidin dhe masakrat serbe në Kosovë”, thotë Muhamed Veliu.

E pikërisht për mënyrën e transmetimit të nga terreni të kësaj ngjarje George Alagiah bashkë me ekipin që mbuloi luftën në Kosovë fituan çmimin më prestigjoz në Angli për televizionet “Bafta Awards” në vitin 2000.

Ky ishte një prej shumë çmimeve fituar gjatë karrierës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA