Filmi më i shikuar në SHBA, Barbie fiton betejën monetare përballë rivalit Oppenheimer

24/07/2023 09:26

Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, teksa janë arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në kinematë amerikane.

Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer, që po ashtu e ka pasur premierën të premten, ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA.

Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përhapjes së filmave online.

Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue deklaroi se për shkak të të dy filmave, kinematë e kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet.

Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor. Regjinë e filmit e ka bërë Christopher Nolan.

Ndërkohë në filmin Barbie, paraqitet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit dhe e inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet.

Rolet kryesore në film i luajnë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Meqë dy filmat e kanë pasur premierën të premten, gara mes tyre ka qenë e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA