7 deputetë kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, Sefa: Është antistatuore

24/07/2023 17:13

Sekretari Ligjor i PD-së, Indrit Sefa e konsideron antistatutore kërkesën e shtatë deputetëve për bllokimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, komentoi Sefa, pasi Gazment Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar me qëllim pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, INDRIT SEFA

Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore. U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me
vendime. Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e Statutit.
– Anëtar legitim i Këshillit Kombëtar është:Çdo person që gëzon cilësitë e anëtarit të Partisë Demokratike. Asnjë person që militon në një grupim tjetër politik, bën fushatë për kandidatë të ndryshëm nga ata të Partisë Demokratike apo për subjekte të ndryshme nga Partia Demokratike, nuk është më Anëtar i saj e për pasojë as Anëtar i forumeve. E bëj këtë sqarim për t’i kujtuar deputetëve se ndoshta rastësisht kanë harruar që në grupin më sipër bëjnë pjesë dhe personat që militojnë me Foltoren dhe Sali Berishën.

Njeriu që për interesat e tij personale, prej më shumë se dy vitesh po përdor gjithçka për të penguar PD-në në rrugëtimin normal të saj.
Të interesuarve direkt për t’i shërbyer Sali Berishës dhe interesave të tij, u kujtoj gjithashtu se në bazë të statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka kompetenca vetëm për organzimin e brendshëm të Partisë e në asnjë rast për përfaqësimin e saj në raport me të tretët. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Këtë të drejtë e ka vetëm :
1- Kryesia
2- Kryetari

Në zgjedhjet e brendshme në Parti, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë statutore.
I ftoj dhe njëherë demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit sa më të shpejtë, si mënyra e vetme për t’u bërë gati në përballjet me Edi Ramën. Çdo vonesë apo kleçkë që dëmton këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e rradhës që Sali Berisha koleksionoi në Rrogozhinë.
Dhe në vazhdim është shërbimi i rradhës ndaj interesave personale të familjes Berisha. Statuti i PD është përmbledhja e rregullave mbi të cilën vepron partia dhe anëtarët e saj. Respektimi i tij dhe jo përdorja në funksion të atyre që kanë përgjegjësinë për situatën ku ndodhet PD, mbetet detyra dhe misioni ynë.

1/5 e anëtarëve të kryesisë  së PD-së morën vendimin që në vend të tij të vendoset Indrit Sefa, i cili mund të administrojë vulën e partisë.

Kryesia e partisë mori vendimin për ta shfuqizuar atë nga posti i kryetarit, vetëm disa orë pasi Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Bardhi theksoi se statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA