Qindra turistë që u evakuuan nga hotelet që ndodheshin shumë pranë fronteve të zjarrit të madh në Rodos, janë strehuar në akomodime të tjera.

Sikurse duket nga pamjet, turistët vërshojnë hollin e hotelit me bagazhet e tyre.

Ne jemi të bllokuar, por të sigurt në Rodosin jugor,” shkruan ata në rrjetet sociale.

Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gjerapetritis, është krijuar shtabi i posaçëm i krizave me qëllim nisjen e evakuimit për mijëra turistë të izoluar prej zjarreve masive në ishullin e Rodosit. Situata është tepër e vështirë në terren ndaj dhe autoritetet greke kanë nisur planin e evakuimit për më shumë se 30-50.000 turistë të huaj që duan të largohen nga ishulli i përfshirë nga zjarret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA