Një person i vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci i deritanishëm nga shembja e një ure në Patra të Greqisë.

Ngjarja ndodhi në orën orën 12:47 të mesditës ku u shemb  ura në perimetrin e Patrës në km 206 Patras – Pirgos, në drejtim të Patrës, shkruan Protothema.gr.

35 zjarrfikës me 12 vetura, ekipi ,e avionë si dhe mjete speciale të shpëtimit 2 qen shpëtimi ndodhen në vendngjarje për shpëtimin e të plagosurve.

Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në bypass-in e gjerë të Patrës në të dy drejtimet (drejt Athinës dhe Pirgos) si dhe në rrugën Diodorou në Patras, për shkak të shembjes së urës.

Me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë , nga e enjtja e datës 20 korrik, qarkullimi u ndalua dhe u mbyll për shkak të punimeve të shembjes për rikonstruksionin e nënkalimit te kjo urë, ndërsa sot zuri poshtë disa persona.

Spitalet në qytet janë vënë në gatishmëri. 1 i vdekur dhe 5 të plagosur janë dërguar në spitalin e Rios dhe 3 të plagosur në spitalin Agios Andreas . Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë greke nga njësitë rajonale fqinje si dhe nga Atika.

Në vendngjarje janë edhe Guvernatori Rajonal i Greqisë Perëndimore Nektarios Farmakis, zëvendësministri i Infrastrukturës Nikos Tachiaos dhe zv.ministrja e Transportit Christina Alexopoulou.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA