Katër persona në Kanada, mes të cilëve dy fëmijë, janë raportuar të zhdukur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Nova Scotia.

Zyrtarët thanë se shirat më të rrëmbyeshëm që kanë goditur rajonin në 50 vite, shkaktuan edhe përmbytje që lanë pa energji elektrike me mijëra shtëpi.

Tre muaj shi ranë në vetëm 24 orë në disa prej këtyre zonave. Banorëve iu është kërkuar të mos i bashkohen operacioneve të kërkimit për të zhdukurit për shkak të kushteve të rrezikshme.

Dy fëmijët që mungojnë në apel ndodheshin në një makinë që u rrëmbye nga ujërat, raportoi policia. Tre persona të tjerë që ishin në makinë, kishin mundur të shpëtonin. Një burrë dhe një i ri po ashtu konsiderohen të zhdukur pasi makina në të cilën ata ndodheshin u zhyt nën ujë.

“Kemi një situatë të frikshme”, tha kryeministri i Nova Scotias, Tim Houston, duke shtuar se të paktën shtatë ura duhet të riparohen ose rindërtohen. Ndërkohë që ekspertët thonë se edhe pas kalimit të një moti të tillë ekstrem, do të duhen disa ditë që ujërat të tërhiqen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA