Një grua në krye të Marinës, presidenti amerikan emëron admiralen 38-vjeçare

23/07/2023 14:34

Lisa Franchetti, është ish-drejtuesja e flotës së gjashtë amerikane dhe të forcave detare amerikane në Korenë e Jugut dhe ka shërbyer po ashtu edhe si komandante e një aeroplanmbajtëseje.

Zgjedhja e saj, nga Biden, duhet sidoqoftë të konfirmohet nga senati amerikan. Nëse konfirmohet si shefe e operacioneve detare, ajo do të jetë gruaja e parë që bëhet anëtare e grupit elitë të zyrtarëve të lartë ushtarakë që përbëjnë edhe shtabin e përgjithshëm të mbrojtjes.

Një veterane 38-vjeçare, ajo është edhe gruaja e dytë që arrin gradën e admiralit me katër yje. Në një deklaratë, presidenti Biden u ndal tek ajo që e quajti ekspertizë e zgjeruar e saj në fushën e operacioneve dhe politikave dhe tha se Franchetti do të bëjë sërish histori kur të konfirmohet në detyrë.

Sipas raporteve në mediat amerikane, admiralja Franchetti, nuk ishte zgjedhja e parë e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili në fakt kishte rekomanduar të diplomuarin në TOPGUN, Samuel Paparo, si shef të ri të marinës.

Roja bregdetare udhëhiqet aktualisht nga një grua, amdiralja Linda Fagan.

 

 

Top Channel