Një 67-vjeçar në Durrës ka pësuar djegie në trup nga zjarri që i ka vënë disa shkurreve/.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, ku shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve.
Më pas zjarri ka rezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ai ka ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.
Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel