Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për transport të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta në aksin nacional “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, Tepelenë.
Në kërkim është shpallur 25-vjeçari G.M nga Kruja i cili po transportonte me automjetin e tij tetë emigrantë nga vendet e treta drejt Tiranës kundrejt shumës 500 euro/person. Sapo ka vënë re se po ndiqej nga policia ai ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet. Po vijon puna për kapjen e tij.
Ndërsa personi i arrestuar është një 17-vjeçar I. B nga Durrësi i cili u kap nga policia në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, tetë emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.
Materialet për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel