Një 23 vjeçar përfundoi në prangat e policisë si i dyshuar për mashtrimin përmes rrjeteve sociale të përmbi 100 shtetasve.
Elio Murati deklaron policia, në bashkëpunim me tre persona të tjerë të referuar në gjendje të lirë, u premtonin viktimave të tyre karta të klonuara bankare.
Si mjet mashtrimi i riu, i padënuar më parë dhe i papunë, kishte hapur telegramin, ku dhe kishte postuar një kopje që sipas tij ishte kartë e klonuar. Për ta poseduar një kartë të tillë që sipas policisë ofrohej për 1 mijë euro, të dyshuarit duhet të paguanin me këste.
Hetimi ‘ x- CARD” provoi se gjitha kjo ishte një mashtrim, mbasi nuk ekzistonte një shërbim i tillë on line.
Sapo përfitonte paratë i riu zhdukej dhe në këtë situatë , të mashtruarit kanë njoftuar policinë për ndihmë. Nga kjo veprimtari për të cilën autoritetet kanë ngritur akuzat e mashtrimit kompjuterik dhe falsifikimit kompjuterik, 23 vjeçari dhe tre shokët e tij kanë fituar gati 60 mijë euro.
Top Channel