Prej 5 vitesh jetojnë në çadër, toka ku kishin shtëpinë rrëshqiti/ Shteti i jep 700 mijë lekë për të ndërtuar shtëpinë

21/07/2023 20:40

Xhemali Balliu, ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi që prej vitit 2019 jeton në çadër.

Në vitin 2017 shtëpia ku  familja e tij jetonte në fshatin Tërbaç të Njësisë Administrative Gracen pësoi rrëshqitje të tokës.

Xhemaliu tregon se menjëherë pasi muri i njërës prej dhomave të shtëpisë i kishte rënë, ka njoftuar punonjësit e Bashkisë Elbasan të cilët i kanë vënë në dispozicion një çadër.

Pas një studimi gjeologjik që punonjësit e Bashkisë Elbasan kanë bërë, ka rezultuar se trualli ku ishte vendosur shtëpia e zotit Xhemali është e paqëndryueshme dhe si pasojë, familja Balliu nuk duhet të jetojë  më në atë shtëpi dhe as të rindërtojë diçka të re.

6 muajt e parë të vitit 2017 familja Balliu është trajtuar me bonus qiraje dhe më pas i është ndërpresë, sepse nuk ka vënë në dispozicion një kontratë qiraje. Në muajin shkurt 2019 Xhemali Balliu është njoftuar nga punonjësit e bashkisë që është përfitues i shumës 14 milion lekë të vjetra si dëmshpërblim I fatkeqësisë natyrore.

Për të tërhequr shumën e miratuar, Xhemalit i duhet të ketë një pronë në emër të tij, por kjo është e pamundur sepse të vetmen tokë që kishte  ajo është e paqëndrueshme.

Xhemali dhe bashkëshortja e tij tregojnë se të jetosh në çadër është shumë e vështirë, pasi ata kanë dhe një fëmijë me probleme të shëndetit mendorë. Për më tepër nuk kanë as tualet dhe as vend ku të mbajnë rrobat e tyre.

Gazetarët e Fiks Fare bashkë me qytetarin ju drejtuan zyrës së Emergjencave Civile Elbasan, ku drejtori Ndriçim Sinani tha se drejtoria e emergjencave civile ka bërë inspektimin e shtëpisë që ka pësuar rrëshqitje në fshatin Tërbaç në Gracen në vitin 2017.

Në bazë të vlerësimit gjeologjik u vlerësua që shtëpia është e pabanueshme. Komisioni ka bërë llogaritjet dhe procesverbalet përkatëse dhe shuma ka dalë 14 milion lekë të vjetra e cila është vlerësua në bazë të çmimeve të Entit Kombëtar të Banesave. Bazuar në VKM 329 16-05-2012  banorit i takon të dëmshpërblehet me vlerën  50% të shumës, pra 736.686 milion lekë të vjetra.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mund të bëjë ky zotëri me këtë shumë, zoti Sinani thotë se kjo përcaktohet nga VKM-ja, pasi këtu thuhet së në zonat që nuk është shpallur gjendja e  emergjencës, vlera e kompensimit të banesave që kanë pësuar fatkeqësi natyrore është deri me 50% të vlerës.

Gjithashtu  në këtë VKM përcaktohet që kjo vlerë do të jepet pasi banori merr lejen e ndërtimit  për objektin e ri që do të rindërtohet në truall tjetër pasi trualli në të cilën është objekti momentalisht nuk lejohet sepse studimi gjeologjik e ka nxjerrë të pandërtushëm.

Ai thotë se për të gjitha rastet e ngjashme si të Xhemalit Bashkia Elbasan ka ndërmarrë një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes për kalimin e trojeve të ish reparteve ushtarake në territorin e Bashkisë Elbasan e cila pasi të përfundojë procedura e kalimit do t’u shpërndahen të gjitha familjeve që nuk disponojne tokë në zona te sigurta.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA