Në alpet e bukura të veriut, shoqërimin dhe guidën turistike mund t’ua bëjë edhe një italian.

Davide Malinarich, për këto bukuri dhe për Shkodrën,  ka braktisur Italinë dhe ka vendosur që parajsën e veriut, siç e quan ai vetë, tua prezantojë të huajve të cilët nuk e kanë zbuluar ende.

“Vendosa së bashku me familjen të transferohemi në Shqipëri dhe tani që kemi 10 vite këtu, mundohemi t’i tregojmë të huajve jo vetëm natyrën por edhe komunitetin në alpe. Kërkojmë ‘ti njohim me traditat, zakonet, kulturën, gatimet në mënyre që kur të ikin, të kenë kujtime të veçanta nga ky nga ky vend dhe nga mikpritja e këtyre njerëzve të veçantë.”– tha Davide Malinarich, guide turistësh.

Një i huaj si udhërrëfyes në këto zona të thella u ka bërë përshtypje edhe turisteve por Davide thotë se me kontributin e secilit prej nesh, Shqipëria mund të promovohet me mire.

“Unë po mundohem të ndihmoj djemtë fantastikë të zonave në Lekbibaj, Valbone, Theth, Kelmend etj sepse duam t’i mbajmë kë tu ata. Nuk duam që të rinjtë të ikin nga Shqipëria por duam të gjithë së bashku ti japim një të ardhme kë tij vendi. Unë vetëm bashkëpunoj, pasi kë to alpe nuk mund të promovohen pa djemtë e aftë të Shqipërisë. Unë jam vetëm një  pikë e vogël por të gjithë së bashku mund të krijojmë diçka të madhe.”-tha Davide Malinarich, guide turistësh.

Italiani i alpeve tona, ka një shteg të preferuar.

“Nga Markajt, shkojmë në Lekbibaj dhe pas një nate aty, nisemi për në Currajt e Eperm. Mund të qëndrojmë disa dite aty, pastaj nëse keni një përgatitje fizike të mire nisemi sërish mes alpeve për në Theth. Është një mëkat që nuk mund t’i vizitosh të gjitha njëherësh sepse nga aty mund të shkosh në Valbonë dhe pastaj në bjeshkët e Doberdolit dhe Sylbices. Kur i vizitova për herë të parë, me ndaloi zemra. Ishte spektakolare.”-tha Davide Malinarich, guide turistësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA