Aksident në aksin Elbasan-Peqin, automjeti përplaset me karrocën! Humb jetën 58-vjeçari

21/07/2023 22:32

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin Përparim, ku automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën.

Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel