Banorët në Zharrëz ankohen për ndotje alarmante këto ditë tepër të nxehta Ata akuzojnë kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol për ndotjen.

Për ambientalistin Qani Rredhi kjo katastrofë mjedisore ka qenë shkaktari kryesor i 12 vdekjeve vetëm brenda dy muajve vitin e kaluar.

Zona e Grupit 490 është një ndër 6 pikat e nxehta më ndotëse të tokës, ujit dhe ajrit në Zharrëz. Përballë kësaj situate banorët po braktisin banesat ndërkohë që në fshat jetojnë ende familje që nuk kanë mundësi të largohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA