Stuhia që goditi mbrëmë kryeqytetin e Serbisë në vetëm pesë minuta shkaktoi kaos në rrugët, ndërsa ranë vinça, pjesë ndërtesash dhe pemë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet një pjesë e madhe e strukturës metalike që bie në rrugë në mes të veturave që ishin në lëvizje.

Momenti është regjistruar në rrugën “Maksima Gorki” në Beograd dhe siç mund ta shihni në video, fatmirësisht tragjedia është shmangur.

Gjithashtu, në një kantier ndërtimi në Beogradin e Ri, një vinç u rrëzua nga një erë e stuhishme.

Stuhia goditi qytete si Shidin, Sremska Mitorvicën, Novi Sadi.

Gjithashtu stuhi të fuqishme ka pasur edhe në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA