Një qytetar në Durrës ka denoncuar në redaksinë e Top Channel rastin e tij, se si ‘hajdutët e xhepave’, të cilët sipas tij janë shtuar shumë, i kanë vjedhur sendet personale.
Ai thotë se ka bërë denoncimin në polici, por që policia nuk i ka kushtuar shumë rëndësi, duke filluar kërkimet me ritme të ngadalta.
“Këtu në Durrës hajdutët e xhepave po qarkullojnë shumë në tregje dhe policia ka nisur kërkimet me ritme të ngadalta. Një ditë më vodhën portofolin dhe celularin, portofoli kishte brenda kartën time të identitetit si dhe disa karta bankare”, shkruan qytetari, i cili preferon të mbetet anonim.
Qytetari, i cili ende nuk ka mundur të marrë sendet e tij personale, kërkon nga policia që t’i japin zgjidhje rastit të tij.
Top Channel