Seanca për inceneratorin e Elbasanit shtyhet për në datën 27 korrik.

Shkak u bë një nga avokatët e kompanive që kanë ndërtuar inceneratorin që nuk ishte gati për të kryer mbrojtjen.

Deri tani kanë përfunduar mbrojtjen 7 nga 9 të pandehurit përfshi edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Alqi Bllako.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë seancës së 6 korrikut, kërkoi pafajësi për të treja akuzat, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe heqje të bllokimit të pasurive me argumentin se nuk ka konsumuar asnjërën prej tyre.

Nga ana tjetër, ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, i dyshuar për shpërdorim detyre u vet-deklarua i pafajshëm dhe i kërkoi gjykatës që të përballonte presionin. Në total për të dhjetë të akuzuarit, SPAK ka kërkuar 57 vite burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA