Nga arratia, i pandehuri dhe biznesmeni Klodian Zoto mbrojti jo vetëm veten, por tërthorazi edhe deputetin Arben Ahmetaj, të cilit në krye të javës ju hoq imuniteti nga parlamenti.
Me frazën “Zoto nuk njeh asnjë nga të pandehurit përveç Mirel Mërtirit”- avokati tha më tej -se klienti i tij nuk ka patur favorizime dhe përfitime nga askush. “Ne nuk shpresojnë për gjykim të paanshëm sa kohë dosja është gjykuar mediatikisht“- theksoi mbrojtja e tij që kujtoi vendimin e kuvendit të para pak ditëve, duke i dhënë SPAK autorizim për ish funksionarin e dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Avokati përsëriti në gjykatën e posaçme se çështja është gjykuar më parë sa kohë është vendosur pushimi i hetimeve nga gjykata e Elbasanit si dhe këmbënguli se veprimet e të dyshuarve në përfundim, janë miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Në seancë u mbrojt edhe Serafin Papa dhe Pëllumb Abeshi, ish-zyrtarë të ministrisë së mjedisit nën akuzë për shpërdorim detyre, mbasi ishin anëtarë të komisionit.
“Nuk kemi patur asnjë kontakt me ministrin Lefter Koka” deklaruan të dyshuarit dhe as me biznesmenët e koncensionit. Kërkoj pushimin e çështjes” -tha Abeshi – “sepse faktet janë njëherë të gjykuara dhe ka një vendim pushimi Gjyakate posaçme e shtyu procesin në datën 27 korrik për të vijuar me dëgjesën e mbrojtjes të dy të dyshuarve të tjerë Mirel Mërtiti dhe Stela Gugallia”.
Top Channel