Tre punonjës të IMT-së së Bashkisë së Sarandës po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa personi i cili e ka ndërtuar është shpallur në kërkim, pasi ka ndërtuar lokal plazhi pa leje.
Gjatë kontrolleve të territorit në vijën bregdetare në jug të vendit, IKMT në bashkëpunim me Policinë e Sarandës konstatuan një lokalin.
U referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpall në kërkim R.P., për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës” për objektin dhe punimet përreth, në zonën e njohur si “Laguna”. Ai dyshohet se ka kryer punime pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Mbi punopnjësit e IMT-së rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se duke mos vepruar, kanë lejuar ndërtimin pa leje të objektit në bregdet.
Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 120 çadra dhe 240 shezlonge.
Top Channel