Macron mbledh Komitetin Olimpik, një vit para Lojërave të Parisit (fotot)

19/07/2023 19:17

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbledhur sot komitetin olimpik e para-olimpik në pallatin Elysee për t’u informuar mbi organizimin e lojrave olimpike 2024 një vit para nisjes.

Zyrtarët thanë se vëmendja e takimit do të fokusohej në “pritjen e turistëve” dhe në “imazhin e Francës” të dëmtuar nga protesta të shumta anti-qeveritare këtë fillim-viti.

Më herët Macron kishte pritur kompanitë organizatore që marrin pjesë në Lojra duke kërkuar “kushtet më të mira të sigurisë, organizimit dhe të përgjegjësisë shoqërore e mjedisore”.

“Kjo kohë para lojrave duhet të jetë kohë mobilizimi kombëtar,” thoshte Macron në një video të postuar në rrjetet sociale.

Presidenti theksonte më tej dy pika kryesore të planit atë të pasqyrimit të trashëgimisë franceze dhe të mobilizimit për eksperiencën e turistëve në Lojrat Olimpike të Parisit.

Çështjet e “transportit, sigurisë e cilësisë së hoteleve e restoranteve do të diskutoheshin në veçanti në përputhjeve të ambicjeve për olimpiadën”, shkruante Elysée.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët thanë se vëmendja e takimit do të fokusohej në "pritjen e turistëve" dhe në "imazhin e Francës” të dëmtuar nga protesta të shumta anti-qeveritare këtë fillim-viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA