Zyrtarët kanë dhënë sot të tjera paralajmërime për cilësinë e ajrit në të gjithë SHBA teksa rreth 900 zjarre, shumë prej të cilave jashtë kontrolli, po digjen në veri të kufirit.
Ashtu si dhe muajin e kaluar zjarret e pyjeve në Kanada po përhapen duke shtuar ndotjen në SHBA ku miliona njerëz janë vendosur në paralajmërime të ashpra nga autoritetet.
Ata thanë se deri në 70 milionë njerëz preken nga alarmi prej zjarreve në perëndim të Kanadasë tymi i të cilave vjen në veri të SHBA, shkruan CNN.
Zyrtarët thanë se rreth 900 zjarre pyjore po digjeshin kësaj jave në Kanada në katastrofën që vijon të marrë mushkëritë pyjore të vendit dhe nuk dihet si do të përfundojë, raporton rrjeti New York Times. Shumica e zjarreve janë klasifikuar si “jashtë kontrolli” nga autoritetet kanadeze.
Të hënën cilësia e ajrit sipas indeksit vendor llogaritej në 159 AQI në Cleveland; 166 AQI në qytetin Louisville; e 151 AQI në Pittsburgh.
Cilësia e jarit më lart 150 AQI konsiderohet e dëmshme dhe me pasoja negative për shëndetin.
Vala e fundit e tymit të zjarreve vjen pasi amerikanët u ekspozuan ndaj ndotjes së tymit prej qershorit. Më 7 qershor, New York City shënoi cilësinë më të ulët të ajrit në botë teksa qielli u bë ngjyrë portokalli prej tymit apokaliptik.
Ndotja e tymit të zjarreve sjell pjesëza hiri të njohura si PM2.5. PM2.5 që hyjnë në trupin e njeriut kur merren me frymën në mushkëri. Copëzat që hyjnë në qarkullimin e gjakut janë lidhur me shumë sëmundje dhe vdekjen.
Top Channel