Një shofer që vrau aktoren aktoren e serialit të njohur britanik ‘Hollyoaks’, në një përplasje horror në autostradë, është burgosur sot për 12 vjet.
22 vjeçari Adil Iqbal, është dënuar sot për vrasjen e 38 vjeçares Frankie Jules-Hough, në aksidentin tragjik të majit.
Përplasja me shpejtësi rreth 160 km në orë shkaktoi plagë të rënda dhe për të birin e vogël të së ndjerës Tobias, duke i lënë të dy në gjendje kome.
Edhe djali tjetër dy vjeçar i zonjushës Hough, Rocky, ishte në makinë kur ata ndaluan për të bërë një telefonatë pasditen e 13 majit në autostradën M66 në Bury, pranë Manchester.
Iqbal, i cili drejtonte një BMW, u arrestua në vendngjarje pasi ishte duke filmuar veten teksa kalonte përmes trafikut të makinave me shpejtësi të lartë.
Frankie kishte luajtur në serialin Hollyoaks në rolin e Jess Holt në vitet 2000 e 2001 si dhe në disa role të tjera para se të bëhej praktikuese e mjekësisë alternative japoneze ‘Reiki’.
E ndjera kishte ndaluar në xhepin e autostradës me një problem në makinë teksa kishte dy djemtë e saj dhe nipin me vete u tha në gjykatë.
Automjeti i Iqbal parakaloi një motoçikletë dhe kishte prekur barrierat e rrugës para se të përplasej tragjikisht në Skoda Fabia-n e Jules-Hough me shpejtësi mbi 100 km në orë.
Tragjikisht Jules-Hough, ishte17 javëshe shtatzënë me bijën e saj të parë, e cila gjithashtu u vra në aksident.
Gruaja qëndroi dy ditë në koma në spital dhe nuk arriti të zgjohej para se të ndërronte jetë e rrethuar nga familjarët.
Djali i saj nëntë vjeçar Thomas Spencer, dhe nipi Tobias Welby pësuan dëmtime të rënda në kokë, pasojat afatgjata të të cilave ende nuk dihen, u tha në gjykatë.
Pas disa javësh ata kanë dalë nga spitali.
Jules-Hough besohet se ishte duke folur në telefon me babanë e Thomas, i cili kishte ardhur me urgjencë në vendngjarje, teksa ambulancat e helikopteri merrte të goditurit.
Duke dhënë dënimin për Ikbal, gjykatësi Maurice Greene tha: “Ajo u vra si rezultat i pakujdesisë së pashembullt me të cilën ti drejtoje makinën Adil Iqbal, që solle shkatërrimin e një familjeje”.
Avokatja e familjes Rose Gibson-Harper, tha: “Vendimi i sotëm me 12-vjet burg është ofendues për padrejtësinë dhe pasojat katastrofike ndaj të voglit Tobias, ndaj dënimit me vdekje që i është dhënë familjarëve të Hough dhe vdekjes së vajzës së saj të palindur prej këtij akti injorance.”
“Drejtimi i rrezikshëm i makinës nuk është një lojë pasi ka pasoja shkatërrimtare dhe të gjithë duhet të reflektojnë për këtë aksident që ai të shërbejë si një thirrje zgjimi për ne”.
Top Channel