Komisioni monitorues thekson lidhjet mes presidentit Macron dhe platformës globale Uber (fotot)

18/07/2023 19:30
Danielle Simonnet

“Po, një marrëveshje është bërë mes drejtuesve të platformës dhe Emmanuel Macron”, thuhej sot në raportin final të hetimit të çështjes, teksa përfaqësuesja Danielle Simonnet shtonte se jo gjithçka është ilegale.

“Vendimi i gjykatës tregon se është ilegale, pra kjo platformë vjedh shtetin, por sa e vjedh nuk dihet. Ata vazhdojnë të vjedhin shtetin thuajse ligjërisht”, tha Simonnet për kompaninë globale të taksive.

“Përveç marrëveshjes me Emmanuel Macron, Uber përballet me një mandat kontrolli teksa mes drejtuesve të tyre një mesazh shkruante: ‘Jam i sigurt se marrëveshja do të mbajë’. Pra kjo cështje është aktuale dhe Uber merr avantazhe në biznes”.

Zyrtarët e dosjes së veçantë të hetimti të grupit Uber, thonin se jo të gjitha shkeljet janë përshkruar ne raprot pasi hetimet vazhdojnë, për akuzat e optimizimit të taksave dhe të shkeljeve në lidhje me shoferët.

Shërbimi global të taksive dallon per faktin që mund të marrin disa pasagjerë njëherësh per te shfrytëzuar pjesen e përbashkët te rrugës drejt destinacionit.

Simonnet shtonte më tej se Franca duhet të nisë legjislacionin për statusin e rrogës së shoferëve të kësaj platforme dhe zbatim të rregullacionit prej saj.

FOTO GALERI
1/3
Macronme kreun e Uber ne Elysee

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA