Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa sot ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Intervistimi i tij zgjati gjithsej gjashtë ditë dhe gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vazhdoi me pyetje për ish-komandantin, Remi. Ish-komandat, Remi u shpreh se si zonë kishin mbi vete shtabin e përgjithshëm të UÇK-së.

Gjyqtari Metro ka parashtruar pyetje për një dokument të SHIK-ut, i cila përfshinë një listë që përmban emrat e personave të dyshuarë si bashkëpunëtorë. Por për këtë dëshmitari tha se nuk e njeh këtë dokument.

Kryesuesi i trupit gjykues, Çarls Smith pyeti Rrustem Mustafën se përmes kujt kishte komunikuar me delegacionin në Rambuje. Ndërsa, ish-komandant, Remi tha se përmes Sabri Kiçmarit dhe Pleurat Sejdiu kishte arritur komunikimin.

Ish-komandant Remi pohoi se policia ushtarake ishte përgjegjëse për të gjitha qendrat e ndalimit të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit.

Pas përfundimit të pyetjeve të trupit gjykues, përsëri karshi Rrustem Mustafës parashtroi pyetje mbrojtja e Thaçit dhe Veselit, që kryesisht kishin të bënë me pyetjet e gjyqtarit, Genël Metro.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson pyeti dëshmitarin Mustafa se nëse Kadri Veseli apo ndonjë person tjetër nga shtabi i përgjithshëm, kishte dhënë ndonjë udhëzim për ndalimin e ndonjë personin në Zonën e Llapit, dhe këtë e mohoi ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit. Ai po ashtu tha se nuk ka ekzistuar ndonjë urdhëresë apo dokument nga shtabi i përgjithshëm, ku urdhërohejë keqtrajtimi apo ndalimi i civilëve.

E pas përfundimit të dëshmisë së ish-komandant Remit, avokati i Veselit, Ben Emmerson ka replikuar reagimet e gjyqtarëve pas kundra-pyetjeve që bëri ai. Emmerson tha se është detyrë e tij të kundërshtoj pyetjet tendencioze.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit të cilët e dëgjuan edhe pjesën e fundit të dëshmisë së ish-komandant, Remit.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Remi ka nis dhënien e dëshmisë së tij në Hagë nga e marta e javës së kaluar. Remi është dëshmitari i parë që ka dal publikisht në  gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi  dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA