Votuesit sfidojnë qeverinë e socialistit Sanchez para zgjedhjeve në Spanjë (fotot)

17/07/2023 19:42

Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, sondazhet e opinionit i japin fitoren opozitarit të djathtë Alberto Nunez Feijoo.

Kryesocialisti Sanchez habiti opinionin kur thirri papritur zgjedhjeve të parakohshme në maj, pas humbjes në zgjedhjet lokale e rajonale.

Megjithëse statistikat e tregojnë ekonominë e saj nga të qëndrueshmet në eurozonë, ekonomisti Omar Rachedi, thotë se spanjollët nuk ndjehen kështu prej rritjes së çmimeve.

“Situata ekonomike paraqitet më mirë se në vende si Gjermania prej rritjes së GDP-së dhe inflacionit pozitiv, por çmimet në rritje po influencojnë votën “, tha ai.

Qytetarja Maria Dolores Carretero tha në intervistë se edhe nëse qeveria do të merrte masa tani për çmimet, nuk do të bënte asnjë ndryshim.

“Nuk më bind asnjë nga alternativat. Çmimet po ngrihen, karburanti rritet ndërsa rrogat mbeten në vend, kështu që në fund të muajit nuk arrin të paguash dot llogaritë”.

“Nëse heq një dhe vendos një tjetër, ai përsëri do të kërkojë të të marrë atë që të ka mbetur, po shkon keq e më keq”, tha Carretero.

Pensionisti Antonio Torre, shtoi se politikanët nuk e kanë idenë e problemeve të qytetarëve:

“Le të vijnë këtu qeveritarët dhe të shikojnë sa janë ulur çmimet. Ata nuk vijnë për të blerë këtu në tregun e lirë, ata shkojnë në Mercadona apo Carrefour, kurse ne duhet ta përtypim krenarinë e të blejmë këtu”.

31 vjeçari shitës perimesh Rafael Vazquez, gjithashtu kërkonte ngritje të rrogave.

“Me 1.000 euro rrogë në muaj nuk ia del dot, të paguash shtëpinë, faturat. Unë jam 31 vjeç, shtëpinë e kam me kredi, dhe duhet të paguaj 700 euro. Punoj ndonjëherë këtu, gruaja ime merr rrogë 1.100 euro, nuk është e mundur t’ia dalësh me dy fëmijë, kurse ata thonë ‘le të ecim përpara’.”

“Edhe nëse votoj për opozitën Vox … ai (Santiago Abascal) do të jetë një hajdut si gjithë të tjerët, por mund t’i përmirësojë pak gjërat. Ata janë të gjithë hajdutë dhe kujdesen vetëm për xhepat e tyre, por ndoshta mund të zgjidhin ndonjë gjë”, tha Vasquez.

FOTO GALERI
1/5
Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, sondazhet e opinionit i japin fitoren opozitarit të djathtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA