Putini për bombat thërrmuese: Po i përdori Kievi, përgjigjemi me të njëjtën monedhë!

17/07/2023 09:03

Nëse Kievi përdor bomba thërrmuese që mori nga Shtetet e Bashkuara, edhe Rusia do të përgjigjet me të njëjtat municione: Vladimir Putini u tregua i prerë në paralajmërimin e tij.

“Rusia ka rezerva të mjaftueshme llojesh të ndryshme municionesh thërrmuese. Moska nuk dëshiron t’i përdorë municione që ndërkombëtarisht konsiderohen të paligjshme. Por sigurisht, nëse municione të tilla përdoren kundër nesh, atëherë ne rezervojmë të drejtën për të njëjtat veprime”, shprehet Putin.

Presidenti rus i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se i kanë vënë në dispozicion Ukrainës këto lloj municionesh, sepse Perëndimi nuk është më në gjendje të furnizojë Ukrainën me mjete të mjaftueshme konvencionale. “Ata nuk kanë gjetur gjë tjetër më të mirë sesa të sugjerojnë përdorimin e bombave thërrmuese”, u shpreh lideri i Kremlinit.

Aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë si forcat e armatosura ruse dhe ato ukrainase se ndërkohë kanë përdorur gjatë luftës bomba thërrmuese. SHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese, të cilat përmbajnë një numër të madh të ashtuquajtura “nënprojektile”, pra predha të kalibrit të vogël, të cilat dalin nga gëzhoja pasi një bombë e tillë shpërthen.

Këto lloj bombash shpërthejnë në tokë dhe shpërndajnë projektile në një territor relativisht të gjerë. Për shkak se shumë prej tyre projektileve shpesh nuk shpërthejnë menjëherë, ato sikurse dhe minat konsiderohen si një rrezik për civilët edhe pas përfundimit të veprimeve luftarake.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA