Miqtë e kolegët në zi për vdekjen e papritur të meteorologes televizive të CBS New York

17/07/2023 18:05

Miq e kolegë zemërthyer po mbajnë zi për atë që quanin “profesioniste” e talentuar e rrjeti CBS-New York, meteorologen Elise Finch, e cila vdiq papritur në fundjavë, dy ditë pasi ishte shfaqur në televizion.

Finch jepte parashikimin e motit për New York prej vitit 2007, vdiq dje në spital në moshën 51 vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj nuk është përcaktuar ende.

“Elise ishte një profesioniste e vjetër dhe një ambasadore e fuqishme e komunitetit në qytetin e saj të Mount Vernon”, shkruante televizioni në njoftimin e tij.

Finch, emri i plotë i së cilës ishte Elise Dione Finch Henriques, ishte nënë e bijës së saj Grace, dhe lë pas bashkëshortin Graig Henriques, fotogazetar i rrjetit WCBS.

E ndjera kishte bërë transmetimin e fundit mbrëmjen e të premtes, kur dha parashikimin për mijëra banorë të New York.

“Jemi të trishtuar për lajmin tragjik të vdekjes së mikeshës e koleges tonë Elise Finch. Buzëqeshja dhe energjia e saj i bënin të gjithë të buzëqeshnin,” shkruante kolegu i saj në WCBS, Steve Overmyer.

FOTO GALERI
1/3
Finch vdiq papritur në fundjavë, dy ditë pasi ishte shfaqur në televizion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA