Dëmet nga zhvlerësimi i euros/ Kuvendi, debate për shtyrjen e taksave për eksportuesit

17/07/2023 19:39

Akti normativ për shtyrjen e parapagimit të kësteve të tatim-fitimit për bizneset që eksportojnë mbi 70% të produkteve, solli debate mes deputetëve të mazhorancës.

Për deputetin Braçe me zhvlerësimin e fortë të euros, ka humbur ekuilibri pasi shumë biznese po humbin, ndërsa të tjerë fitojnë.

“Dini ju ndonjë produkt që t’i ketë rënë çmimi 16% në treg vetëm si efekt i rënies së euros. Të paktën aty ku jemi importues të mirfilltë siç janë ushqimet ne vazhdojmë të kemi çmime të larta“- tha Braçe.

“Sado të ulet çmimi i euros në treg ajo që stabilizon çmimet në treg është konkurrenca e lirë. Pra asnjëri nga bizneset nuk funksionon i vetëm në treg. Nuk mund të diskutojnë bizneset pse u ul norma e këmbimit të euros, ajo influencon shumë pak në biznese në krahasim me barrën që kanë për të mbuluar shpenzimet e tyre e të ardhurat minimale” tha Vullnet Sinaj

Për opozitën akti normativ i qeverisë dhe një paketë të tëra masash nuk janë zgjidhja e duhur për situatën

“Për t’ju ardhur vërtet në ndihmë këtyre sektorëve duhet të gjejmë nga vjen shkaku i rënies së euros.”- tha Edmond Spaho.

Euro ka thyer një tjetër rekord në tregun valutor. Më 17 korrik ajo po këmbehet mesatarisht me 102.36 lekë sipas Bankës së Shqipërisë, por në treg monedha europiane po blihet me 99 lekë, qartazi duke ndikuar edhe më shumë në zhvlerësimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA