Përgjatë negociatave, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka argumentuar se për familjet me fëmijë nuk duhet të vlejnë këto rregulla në kufi./ REL
Berlini e ka kritikuar një rregullore që ua mundëson shteteve të mbingarkuara të BE-së që të kenë afate më të gjata për t’i regjistruar aplikimet për azil në kufijtë e jashtëm, si dhe mundësinë e uljes së standardeve për akomodim dhe kujdes.
Por, Spanja në anën tjetër, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, dëshiron që të arrihet një marrëveshje në këtë temë deri në fund të muajit.
“Rregullorja e propozuar është ende subjekt i rishikimit brenda Qeverisë federale”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.
Më 8 qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së kanë votuar për të reformuar sistemin e azilit. Sipas planeve, aplikimet e migrantëve për azil, të cilët janë nga vendet me një normë njohjeje prej më pak se 20 për qind, do të shqyrtohen në kufijtë e jashtëm të BE-së brenda 12 javëve.
Gjatë kësaj kohe, ata që kërkojnë mbrojtje do të detyrohet të qëndrojnë vetëm nëpër qendrat e azilit. Ata që nuk kanë mundësi për të fituar azil, do të kthehen menjëherë mbrapsht.
Përveç kësaj, rregullorja parasheh që ata persona që kërkojnë mbrojtje në situata krize, duhet të qëndrojnë më shumë se 12 javë nëpër qendra të pranimit, afër kufijve.
Situatë krize konsiderohet kur një shtet tjetër tenton të përdorë krizën me refugjatë për t’i shtyrë përpara interesat e veta, siç ka qenë kriza në kufirin bjelloruso-polak.
Përgjatë negociatave, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka argumentuar se për familjet me fëmijë nuk duhet të vlejnë këto rregulla në kufi./ REL
Top Channel