Protesta në Izrael! Mijëra qytetarë kundërshtojnë reformën në drejtësi

16/07/2023 20:07

Mijëra izraelitë mbushën rrugët e Tel Aviv duke kundërshtuar nismën e qeverisë për ndryshimet në sistemin gjyqësor. Protestuesit e cilësuan tubimin si një detyrim për të shpëtuar demokracinë në vend.

“Unë po protestoj për të shpëtuar demokracinë. Nuk ka të bëjë me të djathtën, apo me të majtën, por për të ardhmen tonë”– u shpreh gruaja.

“Nuk jemi për protesta të dhunshme, por për të mbrojtur demokracinë. Besoj që qeveria e ka marrë mesazhin e kësaj proteste”– tha një protestues.

Protestuesit shpalosën një flamur të madh të Izraelit me fjalën SOS, ndërsa të tjerë shpalosën dhe pankarta me mbishkrimin “Pushtimi vret”. Një mesazh ky drejtuar qeverisë për tensionet në bregun perëndimor.

Qeveria izraelite po synon të ndërmarrë një reformë në sistemin gjyqësor, por opozita është rreshtuar kundër pasi sipas saj, kryeministri I vendit Benjamin Netanjahu po synon të ketë nën kontroll gjykatat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA