Gjatë sezonit turistik vijon kontrolli në vijën bregdetare për të parandaluar incidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
Nga porti i Durrësit-në Vlorë, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 10 Jet Ski, 7 skafë dhe 3 gomone.
Shkeljet e drejtuesve të këtyre mjeteve lundruese janë lundrimi jashtë zonës së përcaktuar, tejkalimi i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord, mosregjistrimi i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesës së dokumentacionit.
Përveç bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000-100 000 lekë të reja.
Në bregdetin e Vlorës janë bllokuar:
-2 Jet Ski, pasi lundronin jashtë zonës së përcaktuar për këtë aktivitet dhe për pasojë përbënin rrezik për pushuesit. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative 100 000 lekë të reja secili.
-1 skaf me 2 motorë, pasi ishte bregëzuar jashtë zonës së përcaktuar. Drejtuesit i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.
-1 skaf, pasi kishte në bord, numër pasagjerësh në tejkalim të kapacitetit mbajtës, duke iu rrezikuar jetën këtyre shtetasve. Drejtuesi i skafit u ndëshkua me masë administrative 30 000 lekë të rinj.
-7 Jet Ski, 3 gomone dhe 2 skafe, pasi drejtuesit e tyre ishin të pa pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Këta shtetas u ndëshkuan me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili.
2.Në bregdetin e Durrësit u bllokuan:
-1 skaf në kepin e Rodonit, pasi drejtuesi i tij kishte marrë në bord 12 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit, 6 prej tyre shtetas të mitur), në tejkalim të kapacitetit mbajtës të këtij mjeti lundrues. Për shkak të kësaj paligjshmërie, 13 shtetasve iu rrezikua seriozisht jeta. Policia Kufitare iu shkoi në ndihmë këtyre 13 shtetasve, përmes një operacioni shpëtimi që zgjati deri në mesnatën e datës 10 korrik. Drejtuesi i këtij skafi u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë të reja.
-1 skaf, pasi lundronte jashtë zonës së përcaktuar për këtë aktivitet dhe për pasojë përbënte rrezik për pushuesit. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të reja.
-1 skaf, pasi pronari i tij nuk kishte regjistruar pronësinë mbi këtë mjet lundrues, sipas detyrimeve ligjore. Ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë të reja.
Top Channel