Tre të mitur vodhën para në një banesë në Divjakë, shpallen nën hetim në gjendje të lirë
14/07/2023 12:59
Tre të mitur janë nën hetim në gjendje të lirë pasi vodhën para në një banesë në Divjakë.
Në Prokurori nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshave, për dy shtetas 16-vjeçarë dhe për një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër 15 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Në Lushnjë, u arrestua shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në fshatin Allkaj, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel