Një familje e cila ndodhej në rrezik mes të detit në gjirin e Durrësit, është shpëtuar nga mbytja.
Bëhet fjalë për 4 pjesëtarë të një familje, ku dy prej tyre të mitur, po lundronin me një varkë plastike, për t’u argëtuar. Ata u përballën me një difekt në varkë duke rrezikuar kështu jetën. Ata kanë njoftuar policinë kufitare të Durrësit të cilët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë dhe kanë arritur të nxirren në breg të katërt familjarët, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu është shpëtuar një tjetër person i cili kishte mbetur i bllokuar në det, në zonën e quajtur “Bovat”, për shkak se mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte, kishte pësuar defekt në motor.
Pasi mbërriti menjëherë në vendngjarje policia kufitare, bëri të mundur që drejtuesi i Jet Ski, S. I., të nxirrej në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, u tërhoq drejt bregut, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin.
Top Channel