Fiksi monitoroi për disa ditë me radhë rrugët e Tiranës, duke siguruar pamje sesi sillen përdoruesit e rrugës.

Fokusi ishte tek korsitë e dedikuara të biçikletave ku përdoruesit e këtyre korsive në shumicën e rasteve janë  të detyruar të përdornin korsinë e makinave edhe pse  me trafik shumë të rënduar. Ndonjëherë edhe duke rrezikuar që të aksidentohen. Shkaku kryesor që Fiksi konstatoi ishte sepse këto korsi bllokoheshin nga mjete të ndaluara me bllokazh që zinin komplet atë korsi. Korsitë bllokoheshin nga mjete private, furgona mallrash, motorra. Në të njëjtën kohë Fiksi konstatoi edhe të tjerë përdorues të biçikletës, që nuk përdornin korsinë e dedikuar, por preferonin të pedalonin në korsitë e dedikuar për mjete motorrike.

Nga vëzhgimi i Fiks Fare  rrugët më problematike ishin rruga e Dibrës që nga Medreseja e deri tek Selvia në të dyja anët  e rrugës evidentohen mjete të parkuara në korsinë e dedikuar për biçikleta.  Rruga e Elbasanit, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit e deri në kryqëzimin e Liceut. Situata është po e njëjta.   Rruga e Kavajës, rruga e Durrësit, rruga Dritan Hoxha e të tjerë.

Fiksi kërkoi bashkëpunimin e Komisariatit të Policisë rrugore në Tiranë, të cilët vunë në dispozicion një patrullë. Sëbashku me specialistin e rregullimit të trafikut Gerhard Baka, përshkuan rrugën nga komisariati i policisë rrugore drejt rrugës së Dibrës. Që në hyrje tek Farmacia 10 në të dy anët e rrugës  u konstatuan mjete të ndryshme të parkuara mbi korsitë e biçikletave apo edhe duke e zënë komplet korsinë.  Gjatë përshkrimit tre herë të të njëjtës rrugë në pamjet e Fiksit u pa që mjetet lëviznin dhe në vend të tyre ndalonte një mjet tjetër, apo edhe mjete të ndaluara prej kohësh. Rezultati ishte i njëjtë korsi e bllokuar.

Specialisti i rregullimit të trafikut kërkon afrimin e patrullave të tjera për të kryer kontroll në atë aks me aq shumë trafik të rënduar.

Fiksi  asistoi gjatë masave administrative e cila ishte nga 1000 deri 3000 lekë të reja masa maksimale për ndalim mjeti në korsinë e dedikuar. E përkthyer ndryshe nëse kundravajtësi kryen pagesën brenda 15 ditëve me ligjin e ri në fuqi, ai do të paguaj 1500 lekë të reja.

Punonjësi I policisë sqaron se ajo është një zonë tepër e frekuentuar dhe këtë lloj shkelje e konstatojnë shpesh. Shpesh herë kundravajtësit nuk e kuptojnë kundravajtjen që po kryejnë, por thjesht ndalojnë për të kryer nevojat e tyre. Thjesht për 5 minuta. Gjejnë gjithmonë një justifikim. Nuk e kuptojnë që korsia e biçikletave është vetëm për biçikleta dhe për asnjë lloj arsye ai nuk duhet ta bllokojë. Patrullës së policisë rrugore i bashkohet dhe një patrullë tjetër e policisë bashkiake. Pyetjes së Fiksit se pse iu bashkua dhe policia bashkiake z. Baka tha se ky aks rrugorë është i mbingarkuar dhe ka shumë parregullsi. “Duke qenë se shkeljet janë mbi kapacitetin tonë, ne kërkojmë ndihmën dhe bashkëpunimin edhe të Policisë Bashkiake apo edhe të strukturave të tjera”sqaron ai. Këtë e tregon edhe masat që u morën brenda një  afati kohor prej 2-3 orësh. 35 masa administrative u morën nga policia rrugore për parkim mbi korsinë e dedikuar apo edhe parkim dyshe.

Në statistikë të kryer për 6 mujorin e parë të vitit 2023 për sa u përket masave administrative sipas shkeljeve rrugore vihet re: Qëndrime/Pushime të ndaluara – 67.927 masa vetëm për 6 mujorin e parë të vitit 2023.

Në fund, vetë zoti Baka shpreh falenderimin ndaj Fiksit si media që shpesh herë ndërmerr nisma të tilla, ku konsiderohet një bashkëpunim i frytshëm për policinë rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA