Ka marrë fund arratia e një 45-vjeçari shqiptar i cili ekzekutoi një ditë më parë 50-vjeçarin Shpëtim Bajrami në Selanik.
Sipas policisë greke, autori u dorëzua pasditen e sotme në rajonin e policisë në prani të avokatit të tij.
I pyetur prej hetuesve, ai tha se ekzekutoi viktimë për një borxh të pa kthyer por nuk sqaroi se çfarë lloj bashkëpunimi kishte me viktimën i cili dyshohet se ishte transportues i lëndëve narkotike për llogari të organizatave shqiptare të drogës në kryeqendrën e veriut të Greqisë.
Fillimisht të dy kishin debatuar në një lokal që ndodheshin dhe në vazhdim ishin drejtuar një pike karburanti për të furnizuar makinat e tyre me karburant.
Atje biseda e tensionuar ia pasoi vendin armëve dhe autori shtiu 3 herë me pistoletë ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend.
I gjendur pa rrugëdalje pasi autoritet greke edhe ato shqiptare mundën ta identifikonin dhe të merrni masa për ta ndaluar nëse kalonte në kufi, autori u detyrua të dorëzohej.
Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarje me të gjitha detajet e saj vazhdojnë.
Top Channel