Drogë dhe municion luftarak në banesë/ Kapet 30 vjeçari në Sarandë, në pranga edhe ish-kunati

14/07/2023 13:12

Dy persona janë arrestuar në Sarandë pas një hetimi tre mujor.

Në pranga ka rënë një 30-vjeçar, K.K., për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, të cilit,në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.

Në pranga ka rënë edhe ish-kunati i tij, S. B., 19 vjeç, pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive, të nisur 3 muaj më parë, në drejtimin e Prokurorisë, për një shtetas të dyshuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fishnet”. Gjatë këtij operacioni, në lagjen nr.2, Sarandë, janë kapur dhe vënë në pranga shtetasit: K.K., 30 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim; S. B., 19 vjeç, banues në Tepelenë. Shtetasit K. K., në momentin e arrestimit, në banesë, Policia i ka gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në 41 doza. Në banesën e këtij shtetasi ndodhej edhe ish-kunati i tij, shtetasi S. B., i cili gjithashtu u arrestua, pasi gjatë kontrollit në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.”- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA