Dita e Bastijes! Festime masive në Francë, nën masa të rrepta sigurie

14/07/2023 18:28

Kryeministri indian Narendra Modi ishte i ftuar nderi gjatë festimeve të Ditës së Bastijes në Francë, të cilat po zhvillohen nën masa të rrepta sigurie dy javë pasi trazirat e rënda përfshinë vendin.

Rreth 45,000 policë janë vendosur në gatishmëri, ndërsa po zhvillohen organizimet e ndryshme në qendër të kryeqytetit, përfshirë edhe spektaklin e fishekzjarrëve.

Festimet vjetore të Ditës së Bastijes, të cilat shënojnë sulmin në burgun e Bastijes në fillimin e Revolucionit Francez në 1789, nisën me një paradë tradicionale ushtarake në mëngjes me kolona tankesh dhe aeroplanë.

Përpara ceremonisë, presidenti francez Emmanuel Macron i dha Modit kryqin e madh të Legjionit të Nderit, urdhri më i lartë i meritave të vendit, të cilin udhëheqësi e përshëndeti si “një nder për 1.4 miliardë banorët e Indisë”.

Mbështetja e Modit këtë vit pasqyron thellimin e lidhjeve midis Francës dhe Indisë, të cilat po shënojnë 25 vjet të “partneritetit strategjik”.

Dita e Bastijes do të jetë një çështje më e matur se në vitet e mëparshme pas pesë netëve trazirash nga 27 qershori për shkak të vrasjes së një të mituri nga policia.

Nga ana tjetër i gjithë vendi është në masa të rrepta sigurie, përfshirë ndalimin e shitjes së fishekzjarrëve. Oficerë të ndryshëm kanë patrulluar në shumë zona, teksa nuk munguan as kontrollet në vendet ku qëndruan spektatorët e organizimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA