Është publikuar një pjesë e deklaratës së 45-vjeçarit që ekzekutoi një ditë më parë 50-vjeçarin Shpëtim Bajrami në Selanik.
“Nuk kisha asnjë motiv për të kryer vrasje. Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Në dy raste unë jam dhunuar nga viktima. Dje jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga ai”, deklaroi 45-vjeçari shqiptar para policisë greke.
Autori, i cili u dorëzua sot, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e ka lënë makinën që drejtonte pasditen e djeshme dhe armën që ka përdorur për të vrarë viktimën.
Në video shihet viktima duke debatuar me 45-vjeçarin i cili ndodhej në makinë. Viktima shihet duke e gjuajtur 45-vjeçarin me zinxhir dhe ky i fundit e qëllon me armë zjarri.
Sipas informacioneve, i akuzuari ka hematomë dhe të nxira në kokë nga sulmi që ka marrë nga viktima jashtë karburantit.
— kakajason (@kakajason50) July 13, 2023
Top Channel